| ELKOScenter si një profil i ri i ELKOSgroup është një mega DIY ( Bëje vetë) - Market që ofron një shumëllojshmëri të produkteve për Ndërtim, Teknikë të bardhë, Vegla pune, Hekrari, Elektro, Ndriçim, Pjesë elektronike, Mobile, Kopsht, Tekstil shtëpiak, Sanitari, Ngjyra, Paisje për vetura e biçikleta dhe Paisje sportive. Ne ofrojmë një spektër të gjërë zgjedhjesh për ndërtuesit profesional, amator dhe për gjithë familjen. Gama e produkteve (mbi 60.000 artikuj) në një hapësirë prej 15.000m² duke përfshirë produkte të kualitetit të lartë të firmave të njohura prodhuese me çmime të arsyeshme. Aktiviteti i ELKOScenter është kryesisht i fokusuar në shërbimin e konsumatorëve. Për këtë qëllim ne punojmë dhe veprojmë në atë mënyrë që konsumatori të jetë në rend të parë . Ambienti dhe atmosfera e punës sonë na bënë të jemi unik dhe pakonkurencë. Ne kemi krijuar një spektër tërheqës të shërbimeve për konsumatorët duke ua bërë sa më atraktive dhe më të lehtë blerjen. Tek ne do ndjeheni si në shtëpinë tuaj duke bërë blerje për shtëpinë tuaj. |
PËR THEMELUESIN
| Ramiz Kelmendi është lindur me 1 maj të vitit 1958 në fshatin Bllagajë të Komunës së Pejës. Që në moshën pesë vjeqare u regjistrua në shkollën fillore, pastaj vazhdoj Shkollën e Mesme në Gjimnazin e atëhershëm “11 Maji” në Pejë. Me të mbaruar edhe Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës në vitin 1981, punoj profesor i matematikës dhe fizikës në Shkollës e Mesme Teknike “ Shaban Spahija” në Pejë. Pastaj, si elektroinxhinier i diplomuar, në vitin 1982, kryen praktikën profesionale të obliguar në Fabrikën e Autopjesëve “Ramiz Sadiku” në Pejë. Emërohet me konkurs drejtor i Ndërmarrjes Elektromontuese “Elmont” në Pejë, në vitin 1982, por u shkarkua nga Kuvendi i Serbisë më 1989, vetëm pse ishte menaxher shqiptar i padëgjueshëm i regjimit. Kompaninë private “ELKOS”, me domethënie EL-elektroinxhinier dhe KOS-(i)Kosovës, e hapi në Pejë në vitin 1990, si ndërmarrje për tregtim me shumicë, pakicë dhe shërbime inxhinierike duke qenë në vijimësi pjesë e mozaikut të afrimit të shqiptarëve. |


0 comments:
Post a Comment