Powered by Blogger.
Home » »

ELKOS-i u themelua në vitin 1990 si një pikë e vogël tregtimi prej jo më shumë se 70m2. Pas vetëm një viti filloj të funksiononte si një pikë shumice duke përfaqësuar prodhues të ndryshëm të ish-Jugosllavisë. Që nga ajo kohë e deri në luftën e vitit 1998, ELKOS pati një rritje të vazhdueshme dhe hapi degët e tij në qytete të ndryshme të Kosovës (dega kryesore në Prishtinë) dhe në Mal të Zi. 

Në vitin 2000, vëmendja e ELKOS iu drejtua perëndimit dhe u nënshkruan kontrat e para me prodhues Europian për të drejtat e shpërndarjes së mallërave në Kosovë. 

Gjatë viteve 2001-2003, ELKOS përfundoj projektin "cash and carry" në qytetet më të mëdha të Kosovës si: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan. 

Suksesi dhe zhvillimi i kompanisë është bërë në saje të një pune mjaftë profitabile dhe të përkushuteshme e cila ka bërë që të jemi një kompani lidere dhe e njohur në Kosovë dhe me gjerë. Ndërsa ELKOScenter është edhe një dëshmi e suksesit dhe aritjeve të kompanisë. 

ELKOSCENTER është një qendër e re tregtare multidimensionale në kuadër të kompanisë ELKOS group, e cila ofron një gamë të gjërë të produkteve inovative dhe shërbime cilësore, shërbime projektuese, çmime të arsyeshme dhe produkte kualitative për konsumatorin. 

0 comments:

Post a Comment